Site icon Telegrafi

Tzanakopoulos: Marrëveshja e Prespës është e gjallë

Marrëveshja e Prespës sigurisht që është e gjallë. Të dyja palët, dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Greqia, janë të vendosur të luftojnë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes, thotë zëdhënës i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos në një intervistë për radion greke “News247”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raporton AIM nga Athina, Tzanakopoulos përsëriti qëndrimin e ministrisë së jashtme greke se rezultati i referendumit është kontradiktor, por shtoi se “nëse nuk gabohen në referendumi, pati një pjesëmarrje më të madhe se, për shembull, pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale”.

“Mendoj se është në drejtimin absolutisht të saktë nisma e Zaevit për të përcjellë diskutimin në Kuvend dhe të përpiqet të formojë shumicën e nevojshme për shqyrtimin e kushtetutshmërisë. Ne ndjekim nga afër zhvillimet, mbështesim iniciativën e Zaevit, mbështesim përpjekjen për të ndryshuar Kushtetutën, në mënyrë që qeveria greke të ratifikojë marrëveshjen që të hyj në fuqi”, tha zëdhënës i qeverisë greke.

Lidhur me qëndrimet e partnerit qeveritar të koalicionit, Panos Kammenos, Tzanakopoulos shpjegoi se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen e qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version