Telegrafi

Tzanakopoulos: Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë kanë marrëdhënie të mira

Janë hapur rrugët, marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut tashmë janë të shkëlqyera, thotë zëdhënës i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, duke iu përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së AIM-së nga Athina në konferencën e rregullt të sotme me gazetarët mbi vlerësimin e qeverisë për vizitën e Alexis Tsiprasit në Shkup.

“Mendoj se janë hapur rrugët, delegacioni biznesi ishte shumë i madh, kishte marrëveshje të tregtisë, kishte kontrata biznesi, ka pasur një progres të madh në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Ju e dini tani se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë të shkëlqyera dhe kjo është si rezultat i marrëveshjes së Prespës e cila do tregohet e dobishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për Ballkanin në tërësi, me të cilën zhvillimit dhe solidariteti janë të nevojshme që të ruajmë stabilitetin në rajonin më të gjerë”, tha Tzanakopoulos./Telegrafi/