Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos ka deklaruar se në kaudër të linjës kombëtare të të gjitha qeverive greke, Athina zyrtare kërkon zgjidhje për çështjen e emrit.
Sipas tij, me ndjenjë përgjegjësie, Qeveria greke është duke e mbrojtur linjën kombëtare, që është bazë e përbashkët e të gjitha qeverive greke të mëparshme.
Njëkohësisht, Tzanakopoulos kritikoi ashpër liderin e opozitë greke, Kyriakos Mitsotakis, për qëndrimin e tij që të mos votojë për një zgjidhje që është në linjë kombëtare, si edhe për refuzimin e takimit me ministrin Kotzias, që të njihet për aspektin e bisedimeve./Telegrafi/