Site icon Telegrafi

Tyson u pyet pse e kafshoi dorëzat gjatë gjithë përleshjes, përgjigja e tij bëri të qeshin të gjithë të pranishmit

Mike Tyson u rikthye sot në mëngjes në ringun e boksit pas gati 20 vitesh në një ndeshje profesionale dhe u mposht nga Jake Paul, 31 vjet më i ri, një YouTuber i njohur që ka boksuar seriozisht për shtatë vitet e fundit.

Ai ishte më i mirë se Jake në dy raundet e para nga tetë raundet e mundshme, por më pas thjesht i mbaroi forca dhe nuk mundi të përballej me Paul, dhe ajo që tërhoqi sytë e tifozëve ishte se Iron Mike po kafshonte dorezën e tij gjatë gjithë luftës.

Komentuesit e pyetën Tyson për këtë pas meçit në Teksas dhe boksieri legjendar i bëri të gjithë të qeshin me përgjigjen e tij.

“Ky është zakoni im – të kafshoj dorezën kur luftoj. Unë e kam fiksim të kafshoj”, deklaroi Mike, duke i bërë të gjithë të pranishmit të qeshin ndërsa ai aludoi aq qartë për momentin më ikonik të karrierës së tij, duke kafshuar një pjesë të veshit të Evander Holyfield.

Ai iu referua edhe vetë rrjedhës së përleshjes.

Lexo po ashtu Statistikat shkatërruese tregojnë se sa i dobët ishte dueli midis Tyson dhe Paul

“Unë nuk i kam vërtetuar asgjë askujt. Vetëm për veten time. Unë nuk jam nga ata djem që duan të kënaqin botën. Jam i kënaqur me atë që mund të bëj”, deklaroi Tyson dhe pranoi se ai hyri në luftë i lënduar.

“Nuk mund ta përdor këtë si justifikim”, shtoi shkurt Tyson, duke mos kërkuar alibi.

Kujtojmë se Paul mundi Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve dhe arriti fitoren e 11-të në karrierë, në të cilën ka vetëm një humbje. Tyson, nga ana tjetër, është 50-7.

Fitorja e fundit profesionale e Tyson ishte në shkurt 2003 ndaj Clifford Ettiene. /Telegrafi/

Exit mobile version