Telegrafi

Tyson tregon se ka fuqi dhe shpejtësi edhe në moshën 53 vjeçare

Mike Tyson beson se ka aftësi të rikthehet në ring boksi, teksa tregon shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Ish kampioni i botës i peshave të rëndë u tërhoq para 14 vjetësh pas një humbje nga Kevin McBride.

Ai gjatë karrierës së tij fitoi 50 në 56 ndeshjet e tij, prej tyre 44 me nokaut.

Tyson, tani 53 vjeç, ndau një video në llogarinë e tij në Twitter duke treguar se ai ende i ka lëvizjet, shpejtësinë dhe fuqinë.

Ai e përshkroi videon: “Nuk po kthehem në ring, edhe pse munden. Vazhdoj të paguhem”.

“Më pëlqen të flas me këtë brez luftëtarësh”.

Video e Tyson u bë virale në 24 orët e fundit, ku ai shihet duke iu treguar disa aftësi që e bënin atë ‘njeriun më të keq në planet’.

Edhe fansat e tij në mediat sociale ishin të kënaqur kur e panë ish-boksierin tani me mjekër plaku, që tregon lëvizje me duart e tij të shpejta.

Tyson në aksion

Shumë prej fansave e cilësuan si më të mirë dhe më të pëlqyerin e tyre. /Telegrafi/