Mike Tyson u ka dhuruar tifozëve një video të re ku tregon fuqinë dhe shpejtësisë e tij, ndërsa vazhdon të punojë për meçin e bujshëm rikthyes.
53-vjeçari është duke stërvitur shumë përpara një rikthimi në ring, ku u fol shum për një trilogji ndaj kundërshtarit të vjetër Evander Holyfield.
Por do të jetë Shannon Briggs kundërshtari i tij pasi ka pranuar të ndeshjet me Tysonin.
Tyson u tha fansave në video: ‘Ka një mundësi që unë mund të kthehem’.
I veshur vetëm një palë xhinse, amerikani vazhdoi të luajë me duar duke treguar shpejtësinë e tij, që dikur e bëri atë njeriun më të frikshëm në boks.
Në klipin e shkurtër, Tyson bën një seri kombinimesh duke treguar se është gati.
Të martën, 48-vjeçari Briggs, tha se kishte biseduar direkt me Tysonin dhe kishin të rënë dakord për një përballje të peshave të rënda në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/