Site icon Telegrafi

Tyson: Nuk e mbaj mend luftën kundër Jake Paul, as nuk e di pse e bëra

Një muaj pas luftës kundër Jake Paul, Mike Tyson dha një intervistë për Fox Sports Radio në të cilën zbuloi se nuk mban mend asgjë nga meçi i asaj dite.

58-vjeçari amerikan humbi me vendim të gjyqtarëve pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Paul dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë YouTuber-in vetëm 18 herë në të gjithë luftën.

Legjendari ‘Iron Mike’ ka marrë 78 grushte dhe ka treguar se as që i mban mend.

“Nuk e mbaj mend luftën. Më ra të fikët pak. Më kujtohet vetëm fillimi i raundit të dytë, Jake po bënte diçka, nuk e kuptoja se çfarë”, ka thënë fillimisht Tyson, i cili padyshim kujton vetëm se Paul iu përkul në fillimi i raundit të dytë.

Lexo po ashtu Publikohet një video që fansat pretendojnë se meçi mes Tyson dhe Paul ishte i montuar

Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.

“Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.

Lexo po ashtu Një proces gjyqësor miliona dollarësh është nisur kundër Mike Tyson për shkak të ndeshjes me Jake Paul

Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tyson ishte i sinqertë.

“Një ditë pas përleshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha?” Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”, përfundoi boksieri legjendar. /Telegrafi/

Exit mobile version