Telegrafi

Tyson ishte shumë miqësor me pasagjerët, derisa njëri prej tyre nuk ndaloi së ngacmuari – legjenda merr mbështetje nga yjet e sporteve luftarake

(Foto: BenchWarmers)

Nuk ka dyshim se një prej rregullave kyçë kur e takoni Mike Tysonin është që të mos e provokoni legjendën. Fatkeqësisht, një person nuk e ka zbatuar këtë rregull.

TMZ e ka shpërndarë një video të ish-kampionit të botës duke e rrahur një pasagjer në aeroplanin që udhëtonte nga San Fransisco për në Florida.

Sipas njoftimeve – transmeton MMA Fighting – Tyson ishte miqësor me udhëtarët, derisa personi që ndodhej prapa tij nuk ndaloi duke e ngacmuar.

Pasi i ka kërkuar disa herë pasagjerit të qetësohet dhe kjo kërkesë u refuzua në të gjitha rastet, ‘Iron Mike’ shpërtheu dhe i dha një breshëri grushtesh.

Lexo po ashtu Mike Tyson ka ende forcën në grushtet e tij, e rrah një person në avion pasi ky i fundit e ngacmonte vazhdimisht

Pasagjeri i gjakosur u largua nga aeroplanin pak çaste më pas dhe mori trajtim mjekësor, para se të fliste me policinë. Në kohën kur po e postojmë artikullin, nuk ka njohuri për ngritjen e ndonjë akuze ndaj 55-vjeçarit lidhur me incidentin dhe ai nuk është arrestuar.

Në anën tjetër, legjenda ka marrë mbështetje të madhe nga aplikuesit e sporteve luftarake. /Telegrafi/