Site icon Telegrafi

Tyronn Lue nuk pranoi të jetë “shërbëtor” si dikur i LeBron Jamesit, pranon të jetë asistent te Clippersat

Rrallë i ka ndodhur Lebron James në karrierën e tij që dikush t’i thoshte “jo”. Prapëseprapë, duket se ka një herë të parë për gjithçka.

Tyronn Lue, ish-trajnerin e tij te Cleveland Cavaliers. Në vend të Lebronit dhe Anthony Davisit në Los Angeles Lakers, strategu u bashkua me Los Angeles Clippersin si asistent i Doc Riversit.

Përkatësisht, si me skuadrat ku luan “mbreti”, LeBron zgjedh një trajner. Dhe shokët e skuadrës. James raportohet se ishte shkaktar për shkarkimin e Luke Waltonit.

I pari në listën e Jamesit ishte Lue, me të cilin kishte bashkëpunuar tashmë dhe tek i cili do të ndërhynte në udhëheqjen e ekipit. Por, duket se Lou ishte lodhur duke e kaluar karrierën “një kukull” e Jamesit.

Siç dihet në qarqet e NBA-s, Lou i pëlqen të vjedhë sa më shumë njohuri dhe përvojë nga trajnerët me përvojë dhe të moshuar, në mënyrë që një ditë do të mund të merr drejtimin e ndonjë klubi të NBA-s.

Se si do të rezultojë eksperimenti i Lous në Clippers mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurt: derbi i Los Angelosit do të jetë më i zjarrtë se kurrë më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version