Telegrafi

Tyrese Gibson njofton divorcin nga gruaja e tij, Samantha pas katër vitesh martesë

Foto: Instagram

Tyrese Gibson dhe gruaja e tij, Samantha Lee Gibson, duket se kanë hequr dorë nga njëri-tjetri.

Aktori i “Fast and Furious” ka ndarë një deklaratë në Instagram të martën në lidhje me ndarjen e tyre.

“Ne kemi vendosur të bëjmë një deklaratë të dhimbshme e po ashtu domethënëse në jetë. Pas shumë mendimesh, konsideratash dhe lutjesh, fatkeqësisht kemi marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë zyrtarisht”, fillon deklarata e çiftit.

Tyrese Gibson dhe Samantha (Foto: Getty Images)

Dyshja, të cilët kanë një vajzë, Soraya, dy vjeçe, u martuan në shkurt të vitit 2017.

Në deklaratën e përbashkët thonë se ‘do qëndrojnë miq të mirë dhe bashkëveprimtarë të fortë’.

“Ne ndihemi të bekuar që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe thellësisht mirënjohës për katër vitet që kaluam bashkë. Udhëtimi ynë ka qenë me ulje e ngritje, por ka qenë një udhëtim që në ndonjë rast nuk do zgjedhnim ndonjë partner tjetër. Ne kemi shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Ne të dy jemi rritur jashtëzakonisht brenda kësaj marrëdhënie; ne kemi ndarë kaq shumë kujtime dhe momente të bukura, dhe gjithashtu presim të shohim të ardhmen e mahnitshme që kemi përpara individualisht”, vazhdon deklarata.

Deklaratës iu bashkangjit edhe një fotografi, ku Gibson shfaqet duke i dhuruar një puthje partneres së tij.

Tyrese ka një vajzë tjetër të quajtur, Shayla, me gruan e parë, Norma Gibson, me të cilën u martua nga 2007 deri në 2009. /Telegrafi/