Modelja, aktivistja, njëherësh edhe sipërmarrësja, Tyra Banks, është rikthyer në kopertinën e Sports Illustraded.
Bukuroshja është shfaqur në një palë bikini të verdha ndërkohë që ka rrëmbyer vëmendjen me pozën e saj seksi.
44-vjeçarja gjatë realizimit të këtyre imazheve, ka treguar se për herë të parë ka pozuar kur ishte në moshën 23 vjeçare, atëherë kur edhe ka filluar karrierën e saj.
Tyra ka thënë se gjithmonë ka pasur probleme me celulitin dhe se është e hapur për t’iu nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje tjetër kirurgjike për të tejkaluar pasigurinë trupore.
Ndërsa, ndërhyrjen kirurgjike në hundë e ka pranuar, për rregullimin e një defekti që e kishte shkaktuar gjatë një lëndimi si fëmijë.
Vlen të ceket se Banks është e martuar me Erik Asla, me të cilin ka edhe një fëmijë. /Telegrafi/