Telegrafi

Tymosja e duhanit, e bën barkun më të fryrë

Shkencëtarët e kanë demantuar idenë, se lënia e duhanit, bën që përdoruesi të shtoi peshë.

Në fakt, tymosja është ajo që e nxitë fryrjen e barkut.

Shkencëtarët e Universitetit Glasgow, kanë zbuluar se tek duhanpirësit, dhjami përqendrohet tek stomaku i tyre.

“Tërë peshën që e shtojnë duhanpirësit, ju shkon në perimetrin e barkut” kanë thënë hulumtuesit.

Për këtë hulumtim, që është botuar në zhurnalin BMJ Open, janë bërë studime në 150 mijë duhanpirës. /Telegrafi/