Telegrafi

Tymoshenko gjobitet me 2,000 dollarë

Gjykatësi ka urdhëruar Tymoshenkon të paguajë 2,000 dollarë, pasi ka refuzuar të paraqitet në seancën dëgjimore për vrasjen e një avokati ukrainas, 16 vjet më parë.

Muajin e kaluar, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se Tymoshenko është e dyshuar në vrasjen e Yevhen Shcherban-it, në një aeroport të Ukrainës, më 1996.

Tymoshenko, e cila vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për abuzim të detyrës zyrtare, nuk ka pranuar akuzat.

Të martën është shtyrë gjykimi për një rast tjetër kundër Tymoshenkos, pasi ajo nuk është shfaqur në gjykatë.

Ish-kryeministrja këmbëngul se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht. /Telegrafi/