Site icon Telegrafi

“Tymosët” Komuna e Klinës, protestë kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

Me moton “Të jetojmë në vendin tonë”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, ka protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së Çimentos në fshatin Dollc të kësaj komunë.

Këtë po e kundërshtojnë banorët e kësaj komune me arsyen se nëse realizohet ky projekt, do të shkatërrohet mjedisi, ajri, burimet e ujit, florën e faunën.

Me pankartat “Nuk e meritojmë ndotjen”, “Fabrika=Ndotja e ujit, ajrit e tokës”, “Mos m’a prek Dukagjinin”, qytetarët para komunës, kërkuan të tërhiqet prapa ky vendim.

Organizatori Veton Raci tha se komuna tentoi ta ndalojë edhe protestën, porse kjo nuk u arrit.

“Nëse dje ishe patriotizëm të luftohet, sot është të ruhet ambienti dhe vendi në të cilin po jetojmë. Në takimet që kemi pas kryetarin dhe thoshe deri sa të ketë kundër qytetarë nuk do të realizohet ky projekt, për me keq ai pas shpine punonte në mënyre tinzare dhe mori përsipër të paiste me dokumentacion operatorët.

Sot qytetarët e kanë kuptuar këtë hile dhe sot jemi këtu ta ngrisim zërin që janë bërë karshi banorëve të Klinës. Ne nuk shkuam të ndërtojmë shtëpitë tona tek fabrika, ne do të banojmë në shtëpitë tona e fabrika e çimentos nuk do të ndërtohet”, tha Raci.

Egzona Shala nga OJQ-të, derisa ka kundërshtuar ndërtimin fabrikës së çimentos, shtoi se qytetarët e kësaj komunë nuk po duan llukës, vetëm rehati, ujë e tokë.

“Pse duhet të ndotët ajri? Nuk po kërkojmë llukës, qytetarët po duan rehati, uji e tokë. Aq pak po na dhimbset vendi jonë që dikush të pasurohet”, tha Shala.

Kundër kësaj proteste u shprehen edhe mërgimtarët. Banori Nrec Mirdita tha se derisa qytetarët e kundërshtojnë këtë vendim, nuk do të ndërtohet fabrika e çimentos.

“Të jetojmë në vendin tonë. Fabrika e çimentos jo dhe duhet të jetë jo. Derisa në kundërshtojmë, nuk do të ndërtohet kjo fabrikë”, tha Mirdita.

Kujtojmë se në vitin 2020, afër 5 mijë qytetarë të Klinës e kanë nënshkruar një peticion, ku e kanë kundërshtuar ndërtimin e kësaj fabrike. /kp/

Exit mobile version