Site icon Telegrafi

Tymosën marihuanë në majën e malit të lartë, u desh të shpëtohen me helikopter (Foto)

Forcat e rendit i kanë shpëtuar katër persona, që kishin tymosur marihuanë dhe hupën vetëdijen, derisa ndodheshin në majën më të lartë malore të Anglisë.

Ata kanë qenë në gjendje të rëndë dhe kërkuan ndihmë, derisa ndodheshin në 978 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Hapësira ku mbetën dhe nuk mund të ktheheshin

“Nuk mund të intervenohej ndryshe, pos me helikopter. Pasi u lokalizuan, i kanë kthyer poshtë ku priste autoambulanca”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Pasi e kanë marrë vetën ata janë intervistuar, por nuk është bërë i ditur identiteti apo mosha. /Telegrafi/

Exit mobile version