Rrëshqitja e rrotave për asfalti, nxori një shtëllungë shumë të madhe tymi
Kur jemi te rekordet, kemi shënime të mahnitshme, por po aq edhe shumë të pakuptimta, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre, në Librin e Rekordeve të Ginisit, patën hyrë edhe 126 vetura, që i rrotulluan rrotat në të njëjtën kohë në një zonë të Australisë dhe shënuan rekord.
Të njëjtin rekord, tani pritet ta arrijë një organizim në Denver të Shteteve të Bashkuara, ku u grumbulluan 170 vetura dhe nga 340 gomat e tyre lëshuan shumë tym në përpjekje ta tejkalojnë rekordin e mëparshëm.
Zyrtarë të organizatës që merret me matjet e këtyre rekordeve, e kanë përcjellë nga afër aktivitetin, ndërsa pritet që së shpejti t’ju ndajnë titullin, nëse e kanë realizuar mirë. /Telegrafi/