Rosario Scotto Di Minico e ka fotografuar tymin që dilte nga Mali Vezuv në Itali, që ishte përfshirë nga flakët.
Shikimi me vëmendje i shtëllungave, shfaqë atë që duket sikur të jetë skeleti i kafkës së njeriut.
“Pas një mijëvjeçari, rikthehet shpirti i Vezuvit”, ka shkruar Minico në përshkrimin e fotografisë.
Shumë banorë dhe turistë është dashur të evakuohen nga ajo zonë, ndërsa nuk dihen shkaqet e përhapjes së zjarrit. /Telegrafi/