Telegrafi

Tymi që bubullon në Ujëvarat e Viktorisë (Video)

Lumi Zambezi, i cili ndan Zambinë dhe Zimbabvenë është një nga kufijtë më të bukur natyror ndërmjet dy shteteve.

Në të gjenden ndër ujëvarat më spektakolare në botë, ato të Viktorisë, të cilat me një gjerësi prej 1.708 metrash dhe lartësi prej 108 metrash janë në mesin e më të mëdhave në botë.

“Tymi i Bubullimës” është emri që vendasit ia kanë vënë kësaj bukurie natyrore, ndërsa reja e ujit e krijon ekosistemin e vet, që ngjan me atë të pyjeve tropikale. /Telegrafi/