Meteorologët konstatuan se pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara dhe disa qytete kufitare në Kanada, po përjetojnë mbulimin më të madh nga tymi i zjarreve masive, në dy dekadat e fundit.
Për shkak të situatës së rënduar, ekspertët po konsiderojnë që kjo të cilësohet si ‘sezon i tymit’ për të cilit duhet të intervenohet sikur në nxehtësi ekstreme apo rënie të mëdha temperaturash, transmeton Telegrafi.
“Është sezon i tymit që do të jetë shumë më i dendur dhe do zgjasë më shumë, se sa ndonjëherë më parë”, ka thënë Armel Castellan, nga një agjenci meteorologjike kanadeze.
Nxehtësia globale që ka tharë zona të tëra, po bën që zjarret të jenë edhe më masive, e për pasojë shtëllunga enorme tymi po i mbulojnë vendbanimet, për kohë shumë të gjata.
Administrata Ndërkombëtare e Nautikës së Hapësirës, ka deklaruar se dy të tretat e Kalifornisë janë të mbuluara nga tymi. Shumë regjione në të dy shtetet, janë të mbuluara nga tymi i dendur, që bëri të duket si natë, megjithëse ishte paradites. /Telegrafi/