Banorët e lagjes Arbëria të Prishtinës, sot janë përballur me ajrin më të ndotur që mund të kenë pasur ndonjëherë, pasi mbeturinat e hedhura te ish fabrika e tullave janë djegur, ndërsa tymi ka mbuluar lagjen e kryeqytetit.
Ndaj hedhjes së mbeturinave dhe djegies së zjarrit ka reaguar banori i kësaj lagjeje Trim Musliu, i cili veç publikimit të fotove dhe videos së ngjarjes, ai në Facebook i ka kujtuar kryetarit të Prishtinës, që këto mbeturina dhe zjarri janë vetëm 10 metra larg shtëpive të banuara.
“O Kryetar a je tu jetu ne Prishtine? Shpend qekjo katrahur mbeturinash është fiks 7 minuta larg komunes larg zyrës tane edhe ata ne këmbe. Tash e sa vjet hudhja e mbeturinave eshte e pandalshme , llogarit ne keto mbeturina gjendet edhe shkolla Model. Kryetar lej politikat e perveshju punes per qka edhe je zgjedhe. Ky zjarr eshte 10 metra larg shtepijave larg banorve , kjo lagje eshte ende ne shekullin 20”, (sic) ka shkruar Musliu. /Telegrafi/