Një trafo është përfshirë nga zjarri në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kështu i kanë thënë Telegrafit disa lexues të cilët kanë dërguar edhe fotografi.
Ndërkaq zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka thënë se informatën për zjarrin e kanë pranuar në orën 11:05.
“Menjëherë ekipet kane dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marr me shuarjen e zjarrit. Zjarri është shuar, tashme ekipi janë duke u marr me ventilimin e hapësirës”, ka thëënë Gashi për Telegrafin.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarët policorë por të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/