Gjimnazi i Pejës “Bedri Pejani”, është kapluar pasditen e sotme nga një tym i zi.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi shihet një sasi e madhe e tymit të zi tek del nga dritaret e katit i tretë i gjimnazit.
Po ashtu nuk dihet nëse ka pasur nxënës brenda objektit në momentin kur ka shpërthyer zjarri. Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. /Telegrafi/