Konkurrenti i “Bachelrorette”, Tyler Cameron, ka folur për situatën financiare kur ishte në lidhje me supermodelen, Gigi Hadid.
Ylli 30-vjeçar, u lidh për herë të parë me 27-vjeçaren, në fillim të gushtit 2019, megjithëse u ndanë në tetor të po atij viti.
Cameron së fundmi u shfaq në ‘podcast’-in “Trading Secrets”, ku zbuloi se kishte vetëm 200 euro kur filloi të takohej me modelen nga Amerika.
Tatrick, 34 vjeç, kujtoi një bisedë që kishte me Cameron kur filloi të takohej për herë të parë me Hadid.
“Ai erdhi tek unë, “Shoku, nuk e di se çfarë jam duke bërë. Kam afro 5000 euro në llogarinë time bankare, nuk e di se cila është puna ime e radhës dhe jam në lidhje me Gigin”, kujtoi Tatrick, megjithëse Cameron e korrigjoi atë.
“As 5000, unë kisha rreth 200 euro, e dini çfarë dua të them. Doja të bëja takime në ditët e mia të hershme të jetesës në New York”, shtoi ai.
“Nuk kam para, por jam si më i lumturi që kam qenë ndonjëherë, sepse bota është e hapur për mua në qytetin e New Yorkut, Mund të bëj çfarë të dua”, vazhdoi ai.
Artisti e pranoi se e telefonoi babanë e tij atë kohë për t’i sjell para që ta paguaj darkën me Gigin.
Krahas modeles së famshme, Cameron ishte i lidhur me Camila Kendra nga janari 2021 deri në gusht 2021.
Më pas, Cameron shijoi një tjetër romancë dashurie me Paige Lorenze për një muaj apo më shumë në verën e 2022.
Gigi nga ana tjetër që një kohë është ndarë nga këngëtari Zayn Malik, me të cilin ka dhe një vajzë. /Telegrafi/