Tyla ndezi skenën me stilin e saj teksa u nis për Super Bowl 2025 në New Orleans të dielën.
Këngëtarja 22-vjeçare nga Afrika e Jugut u shfaq e veshur nga koka te këmbët me Nike, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar me një bralet të bardhë dhe pantallona të zeza të gjera.
Ajo e kompletoi pamjen me një bluzë të hapur, atlete të kuqe dhe aksesorë të guximshëm argjendi, shkruan DailyMail.
Në Instagram, Tyla ndau më shumë fotografi të veshjes së saj, duke mahnitur ndjekësit me stilin e saj unik.
Kjo paraqitje vjen pas një periudhe të suksesshme për artisten, e cila së fundmi fitoi çmimin ‘Grammy’ për Performancën më të Mirë Muzikore Afrikane.
Albumi i saj debutues ka marrë vlerësime të larta dhe ajo është vlerësuar edhe në MTV VMA dhe Billboard R&B.
Gjatë pranimit të çmimit Billboard Global Impact, ajo u shpreh e emocionuar për suksesin e saj dhe rëndësinë e përhapjes së kulturës afrikane në muzikë. /Telegrafi/