Site icon Telegrafi

Tyla magjeps me një fustan të shkurtë dantelle, teksa fiton çmimin “Global Impact”

Tyla bëri një shfaqje mahnitëse të dielën, teksa pranoi çmimin “Global Impact” në eventin Nr. 1 të R&B të Billboard në New York.

Krijuesja e hitit “Water”, 22 vjeçe, kishte një fustan me dizajn të ndërlikuar dhe një dekolte të hapur.

Për të kompletuar ansamblin e saj, Tyla kishte veshur një palë sandale të çuditshme me lesh artificial, bardh e zi, të cilat kishin edhe diamante, shkruan DailyMail.

Këngëtarja u aksesua më tej me një palë vathë dhe kishte veshur një gamë të përsosur grimi.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Tyla dukej plot vetëbesim, teksa pranoi me dashamirësi çmimin e saj.

Ajo tha: “Faleminderit shumë Billboard, faleminderit ekipit tim, label-it tim, familjes sime”.

“Kjo është çmenduri, që po nderohem sonte, faleminderit shumë”. /Telegrafi/

Exit mobile version