Tyga i ngrit temperaturat me projektin tashmë të gatshëm për verë, “Girls Have Fun” në bashkëpunim me Rich the Kid dhe G-Eazy.
Reperi shfaqet në një ambinet ekzotik të Coachellas për të realizuar një festë në pishinë.
Tyga po qëndron mjaft i zënë së fundmi, pasi ai lansoi remiksin e këngës së Post Malone “Wow” dhe bashkëpunoi edhe me Ally Brooks në këngën e re “Low Key”.
Ndërkaq, kënga e re “Girls Have Fun” vjen si një festë e madhe me shumë femra.
Së fundmi burime të Telegrafit afër Sunny Hill Festival konfirmuan se një nga performuesit e këngës, G-Eazy do të performojë në Kosovë gjatë verës.
Ai njihet për hitet me Halseyn dhe Bebe Rexhën të cilat do t’i sjell para publikut shqiptar. /Telegrafi/