Telegrafi

Tyga publikon videoklipin “Swish”

Një prej yjeve më të mëdha të hip hopit amerikan, Tyga, ka vazhduar të godasë top listat me projektet e reja.

Tyga ka publikuar klipin e ri të titulluar “Swish”, e që është një projekt veror.

Tyga dikur me Kylie Jenner

Tyga duket si në një parajsë në këtë klip me femra të zhveshura të xhiruar në Republikën Domenikane.

Reperi shihet duke shijuar kohën në ishullin ku u xhirua klipi, teksa më vonë shihet duke performuar në një fanellë të Lakersave.

“Taste” nga Tyga dhe Offset është në vendin e 13 në Billboard Hot 100, kurse kënga më lart e renditur e tij është “Rack City” që kishte vendin e shtët në vitin 2011.

Tyga po ashtu mund të dëgjohet edhe në klipin e ri me Iggy Azalean, “Kream”. /Telegrafi/