Telegrafi

Tyga publikon videoklipin e ri “Floss in the Bank”

Vetëm një ditë pasi lansoi këngën, Tyga ka goditur me videoklip të po të njëjtës këngë.

“Floss in the Bank” është kënga që vjen me videoklip nga reperi, një xhirim i realizuar në shkretëtirë.

Reperi i labelit “Last Kings” shfaqet nga egjipti në formë ekstravagante.

Ai shfaqet në piramidë me valltare atraktive dhe vetura ekzotike.

Projekti është prodhimi i parë i Tygas për vitin 2019 pas hitit që tri herë u certifikua me platinum, “Taste”.

Ai tashmë po bën gati albumin e ri që pason albumin “Kyoto”.

Shikoni më poshtë videoklipin e ri të Tygas. /Telegrafi/