Site icon Telegrafi

Ty Nichols dhe Tiwian Kendley, përforcimet e Vëllaznimit

(Foto: Facebook/KB Vëllaznimi)

Skuadra e Vëllaznimit ka realizuar dy përforcime të rëndësishme në përpjekje për të bëra paraqitje të mira në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ty Nichols është rikthyer në Superligën e Kosovës në basketboll pas një muaji dhe i është bashkuar Vëllaznimit .

Ai ishte pjesë e Ponte Prizrenit për dy sezone, ku kishte performancë të shkëlqyer. Ndërsa vazhdon të jetë asistuesi më i mirë në ligë, edhe pse për një muaj nuk ishte pjesë e Superliges.

Tiwian Kendley i gjatë 196 cm ishte pjesë e ekipit nga NBA, Washington Wizards liga verore në sezonin 2018/2019.

Ai po ashtu kishte luajtur dy sezone në NBA G Legue ku kishte performancë të shkëlqyer. Së fundmi Kendley ishte pjesë e ekipit Jalisco në Meksikë, ku ka pasur një mesatare prej 22 Pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje dhe tash do të luajë për Vëllaznimin. /Telegrafi/

Exit mobile version