Telegrafi

Txiki dëshiron edhe katër përforcime në Barcelona

Mediat spanjolle shkruajnë se Txiki po ashtu mendon të sjellë edhe një emër të madh në ekip krahas tre përforcimeve të tjera, që është kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas.

Në mesin e tre përforcimeve tjera, Begiristain dëshiron një mbrojtës të majtë i cili do të mbulojë Dani Alves, përveç një sulmuesi të lëvizshëm, i cili do të zëvendësojë Thierry Henry si dhe një mesfushor defansiv në rast se Yaya Toure shitet./Telegrafi/