Telegrafi

“Two Fingers”, loja e cila ka marrë popullaritet global

Loja mund të instalohet dhe të luhet në të gjitha pajisjet me Android (telefon dhe tablet), të cilat e kanë të instaluar Android-in me verzionin 3.0 ose më të ri.

Loja mund të shkarkohet falas, në të gjitha shtetet, që kanë qasje në Google.

Zhvilluesi i kësaj loje, Ermal Mehaj, ka thënë për Telegrafin se loja, përveç se është pritur shumë mirë në Kosovë dhe rajon, ka arritur rezultate befasuese edhe në tregun global.

Sipas tij, “Two Fingers” ka lojtar aktiv në 100 shtete të botës, dhe është ranguar në top 50-shin e kategorisë (Top Free Action – New) në SHBA.

“Ndërsa në Indi, qe është tregu i tretë zyrtar i Google-it, deri më tani ka arritur në pozitën e 20-të. Nëse vazhdon me këtë ritëm, loja së shpejti mund te hyjë në Top 10-she, në kategoritë e lartcekura, dhe në këtë mënyrë do të fitojë ekspozim të plotë global, duke u bërë kandidate për popullaritet global.

Loja është ide 100 për qind origjinale, nuk ka asnjë ngjashmëri me ndonjë lojë tjetër. Kjo vërtetohet edhe nga komentet e lojëtarve, e sidomos e- mailave që na kanë dërguar, lojëtarët dhe kompanitë e lojërave qe kanë ofruar kërkesa për bashkëpunim”, ka thënë Mehaj për Telegrafin.

Ndryshe, loja mund të shkarkohet në Google Play Store, nëse kërkohet me fjalën "Two Fingers". Loja eshte pothuajse e gatshme per sistemin operativ të Apple, iOS (iPhone iPad). Brenda pak ditësh do të publikohet edhe në dyqanin e aplikacioneve, App Store të Apple.

Përshkrimin më të mirë të lojës, së bashku me ilustrime (foto dhe instruksione) mund ta gjeni në linkun zyrtar. /Telegrafi/