Site icon Telegrafi

Twitteri – problem për presidentin e Francës!?

Aty ajo lëvdonte Olivier Falornin i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve për një vend në parlament do të “luftojë” kundër Royales.

"Suksese kandidatit të denjë Olivier Falorni", ka shkruar gazetarja parisiene, për të shtuar se si politikan ai me vetëmohim lufton për qytetarët në La Rochelle.

Royal ishte partnerja shumëvjeçare e Hollandet dhe me të ai ka katër fëmijë. Çifti u shkurorëzua pasi ajo humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, nga Nicolas Sarkozy. Atëherë në media doli informata se Hollande është në lidhje me gazetaren Trierweiler. Që atëherë ka rënë edhe pozita e Royal Segolenes në Partinë Socialiste të Francës.

Në raundin e parë Falorni, një disident socialist i afërt me Hollanden, ka fituar 29 për qind të votave, ndërsa Royal fitoi 32 për qind. Raundi i dytë do të mbahet të dielën.

Në një intervistë Royal tha sot se ka mbështetje të plotë të Presidentit.

"Holanda ka thënë shumë qartë se unë jam kandidatja e vetme që e mbështetë në këto zgjedhje", deklaroi Royal, duke shtuar se Presidenti ka thënë po ashtu se ajo është “kandidatja e vetme që ndanë vizionin e qeverisë së tij”.

Royal nuk ka dashur të komentojë mesazhet në Twitter. /Telegrafi/
 

Exit mobile version