Telegrafi

Twitteri besohet se ka censuruar Threads-in – ajo nuk shfaqet tek temat në trend

Rivaliteti mes Twitter dhe Threads duket se vetëm shkon duke u rritur.

Platforma e rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk besohet se ka censuruar Threads-in tek temat të cilat janë në trend tek platforma e tij, pasi që ajo nuk shfaqet në atë listë.

Phil Fung, një inxhinier i Meta-s shkroi një tweet në profilin e tij në Twitter, duke thënë se duket që Twitter e ka censuruar Threads-in në listën e temave dhe fjalëve të cilat janë në trend, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Meta mund të bëhet edhe më dominuese në segmentin e rrjeteve sociale me aplikacionin Threads

Ai shkroi: “Duket sikur Threads është censuruar nga Trending, nuk ka gjasa që kjo të mos jetë në 30 tendencat kryesore të SHBA-së për ditën e fundit”.

Tutje ai shtoi: “Kjo ka kuptim, por gjithashtu tregon se sa e vështirë është t’i përmbahesh parimeve të tua kur është kundër interesave të tua”.

“Ishte disi e papritur, por kjo është arsye shtesë që ne të fokusohemi që Threads-in ta bëjmë më të mirë dhe më të shpejtë”, ishte përgjigja e Adam Mosseri-t, kreut të Instagram, aplikacionit të lidhur me Threads.

Lexo po ashtu Si të postoni një GIF në Threads në dy mënyra të thjeshta

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacionit të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/