Telegrafi

Twitter Vine së shpejti edhe në Android

Në fillim të vitit, Twitter kishte debutuar me aplikacionin e saj Vine për iPhone, dhe që nga ajo kohë, aplikacioni është më i shkarkuari në dyqanin e aplikacioneve të Apple, AppStore.

Vine u mundëson përdoruesve të krijojnë video-klipe me kohëzgjatje maksimale prej 6 sekondash, të cilat mund të ndahen me miqtë nëpër platforma të ndryshme të rrjeteve sociale.

Për një kohë të gjatë tashmë, shërbimi i njëjtë është kërkuar mjaft shumë edhe nga përdoruesit e Android, dhe me sa duket, një gjë e tillë është gati të bëhet e mundur. / Telegrafi /