Telegrafi

Twitter verifikoi një llogari të rreme të Disney-t

Twitter verifikoi një llogari të rreme të Disney-t në fundjavë.

Llogaria, e quajtur @DisneyJuniorUK, po postonte përmbajtje të neveritshme, por arriti të verifikohej me një shenjë ngjyrë ari përpara se të pezullohej, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është e vërtetë, dikush të më zgjojë nga gjumi”, shkroi pronari për ndjekësit e tij, dhe postimi në Twitter është bërë viral.

Kjo vjen pasi konfuzioni vazhdon për atë se si po funksionon sistemi i përditësuar i verifikimit të Twitter.

Ndërkohë, llogarisë së “vërtetë” të Disney Junior iu është dhënë gjithashtu një distinktiv floriri.

Javën e kaluar, Twitter ka filluar heqjen e shenjave blu për llogaritë e verifikuara më parë, ata që duan ta mbajnë duhet të abonohen në shërbimin Twitter Blue me pagesë. /Telegrafi/