Rrjeti social Twitter u ka kërkuar punëtorëve të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.
Në një njoftim, rrjeti social tha se kjo ishte e detyrueshme për personelin e Hong Kongut, Japonisë dhe Koresë së Jugut të punojnë nga shtëpia, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, kompania tha se është duke inkurajuar 5 mijë punëtorët e saj në mbarë botën të mos dalin në zyre për të punuar.
Vetë shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey është një adhurues i punës në distancë, ndërsa në muajin nëntor të 2019-së kishte thënë se gjatë këtij viti do të jetonte gjashtë muaj në Afrikë.
Lëvizja është e ngjashme me shumë kompani aziatike të cilat u kanë kërkuar punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi.
Nga ana tjetër, Twitter ka thënë se është duke zhvilluar mënyra sesi punëtorët të punojnë nga shtëpia. /Telegrafi/