Telegrafi

Tani mund të fitoni para në Twitter me përmbajtjet që postoni për ndjekësit

Elon Musk, pronari i Twitter, dje gjatë ditës tha se përdoruesit e platformave të rrjeteve sociale do të mund t’u ofrojnë ndjekësve të tyre përmbajtje me abonim, duke përfshirë tekste në formë të gjatë dhe video disaorëshe.

Përdoruesit të cilët e ofrojnë abonimin, një veçori në të cilën ata mund të qasen nga skeda “Monetization” tek cilësimet e Twitter, do t’i marrin të gjitha paratë të cilat paguhen nga abonentët e tyre, përveç tarifave të vendosura nga Android dhe Apple, ndërsa Twitter nuk do të marrë asnjë pjesë për 12 muajt e parë.

“Kjo i bije të jetë 70 për qind për abonimet në iOS dhe Android, për shkak se ata kanë një tarifë prej 30 për qind, dhe deri në 92 për qind në ueb”, tha Musk në një cicërim, duke shtuar se Twitter do të ndihmoj në promovimin e punës të kreatorëve dhe t’i maksimizoi fitimet e tyre, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Google nëpërmjet një e-maili dërguar Reuters i mohoi pretendimet e Musk, dhe bëri të ditur se në vitin 2022i kishte ulur tarifat e shërbimeve për të gjitha abonimet në Google Play nga 30 në 15 për qind.

Musk ka sjellë ndryshime të shumta për t’i rritur të ardhurat e Twitter pasi që vitin e kaluar platforma e rrjeteve sociale pësoi rënie në fitimet nga reklamat, kjo pas tentimeve të shumta për blerjen e Twitter, marrëveshje kjo e cila më në fund ishte mbyllur në tetor. /Telegrafi/