Telegrafi

Twitter teston sugjerimet e video klipeve në cicërima

Sipas Recode thuhet se aplikacioni i Twitter në iOS shfaq disa video nga filmi i Seth McFarlane kur përdoruesit e shkruajnë hashtag-un e filmit #amillionwaystodieinthewest.

Pasi përdoruesit e zgjedhin videon, e njëjta shfaqet sikurse postimi i një videoje të YouTube, apo postimi i një fotografie në Facebook.

Për momentin duket se partneriteti me partnerët e rrjetit social është në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës iOS, dhe nuk funksionon për cicërimat dhe hashtag-ët tjerë. /Telegrafi/