Site icon Telegrafi

Twitter teston shtimin e formave të ndryshme të imazheve brenda një ‘tweeti’

Twitter po teston një veçori të re e cila iu mundëson përdoruesve që të bashkëngjitin forma të ndryshme të imazheve të ndryshme brenda një tweeti të vetëm.

Me këtë veçori, një përdorues mund të shtojë një fotografi, video dhe një GIF brenda një tweeti.

Ata të cilët e kanë përdorur Twitter-in për një kohë do ta dinin se deri tani kompania ka mbështetur shtimin e vetëm një forme të imazhit në një postim. Përderisa mund të shtonit 4 fotografi, ju nuk keni mundur që të shtoni më shumë se një video ose GIF, ose edhe ti shtoni ato përkrah fotografive, përcjell Telegrafi.

Me këtë përditësim, limiti i shtimit të katër imazheve mbetet, por tani ju mund t’i kombinoni fotografit, videot dhe GIF-at brenda atyre katër hapësirave në dispozicion.

Duke folur për GSMArena, nga Twitter thanë: “Po testojmë një veçori të re me disa llogari të caktuara për një kohë të limituar që do t’u lejojë njerëzve që t’i kombinojnë deri në katër lloj të imazheve brenda një tweeti të vetëm, pa marr parasysh formatin”.

“Po shohim se njerëzit po kanë biseda vizuale shumë e më shumë brenda Twitter, dhe po përdorin fotografi, GIF-a dhe video për ti bërë këto biseda më të këndshme. Me këtë testim, ne shpresojmë që t’i mësojmë njerëzit se si t’i kombinojnë këto forma të ndryshme të imazheve në mënyrë që ta shprehin vetën në mënyrë më kreative brenda Twitter, përtej limitit prej 280 shkronjave”, shtuan ata.

Siç ndodh zakonisht në testimet e Twitter, kjo veçori është në dispozicion të llogarive të caktuara në rajone të caktuara. Ende nuk dihet se kur do të jetë kjo veçori në dispozicion për të gjithë, nëse vetëm në fakt do të futet në funksion. /Telegrafi/

Exit mobile version