Telegrafi

Twitter do të shuajë shërbimin Vine, së shpejti!

 

Twitteri ka njoftuar se gjatë muajve të ardhshëm do të mbyllë shërbimin e shpërndarjes së videove, të cilin të gjithë e njohim me emrin Vine.

Rrjeti social ka njoftuar këtë të enjte se do të largojë 9% të fuqisë së saj punëtore, duke përfshirë edhe ata që janë pjesë e Vine.

Shërbimi nuk pati jetë të gjatë, pasiqë i njëjti u lansua në vitin 2013.

Twitter po ashtu ka njoftuar se në aplikacion, uebfaqe apo në videot e publikuara në Vine nuk do të ndryshojë asgjë.

Aktiviteti në Vine filloi të zbehej, pasi përdoruesit e saj kaluan në platformat tjera sikurse Facebook, Instagram, Snapchat apo të tjera.