Twitter do të vendosë shenja të verifikimit edhe me ngjyrë ari dhe gri, pos atyre të kaltër, tha shefi ekzekutiv Elon Musk në një postim në Twitter, pasi ndaloi prezantimin në fillim të kësaj jave.
“Shenjë e artë për kompanitë, shenjë gri për qeveritë, kaltër për individët (të famshëm ose jo). E dhimbshme, por e nevojshme”, tha Musk në një postim në Twitter.
Të gjitha llogaritë e verifikuara do të vërtetohen në mënyrë manuale përpara se të aktivizohet shenja, tha Musk, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.
Sorry for the delay, we’re tentatively launching Verified on Friday next week.
Gold check for companies, grey check for government, blue for individuals (celebrity or not) and all verified accounts will be manually authenticated before check activates.
Painful, but necessary.
— Elon Musk (@elonmusk) November 25, 2022
“Individët mund të kenë një logo dytësore të vogël për të treguar se i përkasin një organizate nëse verifikohet si e tillë nga ajo organizatë”, tha Musk në një tjetër postim në Twitter, duke shtuar se ai do të japë një shpjegim më të gjatë javën e ardhshme.
Kompania kishte ndërprerë shërbimin e saj të abonimit të shenjave blu të shpallur së fundmi, pasi llogaritë e rreme u rritën si kërpudha dhe kishte thënë se shërbimi i kërkuar i abonimit të shenjës blu do të rifillojë më 29 nëntor.
Shenja blu ishte rezervuar më parë për llogaritë e verifikuara të politikanëve, personaliteteve të famshme, gazetarëve dhe personazheve të tjerë publikë. /Telegrafi/