Site icon Telegrafi

Twitter do të bëjë një pauzë ndaj pranimit të aplikimeve për verifikimin e llogarisë

Gjatë javës së kaluar, Twitter lansoi përsëri programin e tij për verifikimin e llogarive, duke lejuar këdo që të aplikojë për markën verifikuese blu, por kompania njofton se është duke bërë një pauzë për pranimin e aplikimeve të reja për shkak të vëllimit të aplikimeve që ka marrë deri më tani.

“Do të duhet të marrim një pauzë, tani për tani, derisa ne rishikojmë ato që janë regjistruar. Ne do t’i rihapim kërkesat së shpejti”, ka thënë Twitter.

Kur hapi zyrtarisht programin për aplikime më 20 maj, kompania paralajmëroi që afati kohor për kërkesat mund të zgjatet, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Twitter do të lejojë këdo të aplikojë për verifikim të llogarisë

“Pasi të paraqisni aplikimin tuaj, mund të prisni një përgjigje me e-mail nga ne brenda disa ditësh, por kjo mund të zgjasë deri në disa javë, në varësi të aplikimeve”, pati thënë kompania.

Por duket se vëllimi i aplikimeve tashmë është bërë aq i madh sa që Twitter ka vendosur të bëjë një pauzë, vetëm tetë ditë pas rihapjes së programit. /Telegrafi/

Exit mobile version