Dje pasdite, rrjeti social ka zbuluar dy funksione të reja mobile. Shërbimi tani do tu mundësojë përdoruesve të saj të përfshijnë deri në 4 fotografi në një cicërimë, si dhe mundësinë e etiketimit të deri 10 personave në një fotografi e cila postohet në Twitter.
Ky veprim promovohet si plan i rrjetit social Twitter për ta rritur interaktivitetin e përdoruesve, dhe aktivitetin e tyre më të madh në rrjetin social.
Siç është raportuar edhe javën e kaluar, Twitter tashmë e ka shuar funksionin @reply për etiketimin e fotografisë, për të krijuar më shumë hapësirë për një cicërimë të përdoruesit i cili i përgjigjet një tjetri.
Thënë më thjeshtë, me këto ndryshime Twitter dëshiron që përdoruesit të ndërveprojnë sa më shumë me njëri tjetrin, dhe sa më shpesh që është e mundur – prandaj etiketimi i 10 personave është njëra ndër mundësitë për ta arritur qëllimin e rrjetit social.
Me funksionin e ri të prezantuar, sa herë që një përdorues i Twitter ju etiketon në një fotografi, ju e pranoni një njoftim, dhe gjithsesi se ju hyni në rrjetin social për ta parë njoftimin. Kjo është diçka e njohur tashmë për përdoruesit e Facebook. / Telegrafi /