Twitter ka suspenduar llogarinë e vaksinës ruse “Sputnik V”, për shkak të “aktiviteteve të dyshimta” në këtë rrjet social.
Sipas Fondit rus për Invesime Direkte (RFID), që janë zhvilluesit e kësaj vaksine, janë duke kërkuar arsyetimin se pse është suspenduar llogaria.
“Ne jemi duke kërkuar arsyen se pse ka ndodhur kjo”, thotë RFID.
Nga të dhënat e observatorit evropian kundër-propagandës EUvsDisinfo tregojnë se, mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën “Sputnik V” si një mjet propagande.
For Christ's sake, @Twitter, you need to figure out how not to restrict or ban legit Russian accounts. And doing so to the vaccine-related account @sputnikvaccine during the pandemic is harmful
cc @AHerblin @karahinesley @Policy @TwitterGov @ALiceGarza12 @yoyoel @kathleenreen pic.twitter.com/tj0DGPsBsN
— Oleg Shakirov (@shakirov2036) January 14, 2021
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin, përkundër se refuzon ta merr vaksinën “Sputnik V”, ka urdhëruar vaksinimin masiv të rusëve kundër sëmundjes COVID-19.
Po ashtu, ditë më parë, ky rrjet social ia ka suspenduar edhe lliogarinë e presidentit amerikan Donald Trump, pas trazirave të ndodhura në Capitol Hill. /Telegrafi/