Telegrafi

Twitter sjell ndryshime lidhur me limitin e 140 shkronjave.

 

Tani, përdoruesit e Twitter do të mund të shprehen më shumë dhe më gjatë se asnjëherë më parë.

Limiti prej 140 karaktereve do të hiqet në rast se ktheni koment ndonjë statusi përmes @reply duke lehtësuar kështu bisedat mes përdoruesve.

Fotot, videot dhe ngarkimet e tjera në një cicërimë poashtu do të kursehen nga limiti i shkronjave vetëm nësë këto ngarkime bëhen drejtpërdrejt në Twitter.

Një tjetër risi do të jetë mundësia e ri-postimeve të cicërimave tuaja përmes opsionit retweet, duke lejuar qasje të reja në postimet e bëra më herët.

Sipas zyrtarëve të Twitter, ndryshimet e lartëpërmendura do të lansohen në platform gjatë muajve të ardhshëm.