Telegrafi

Twitter shuan shërbimin #music

Twitter nuk e ka përditësuar aplikacionin e saj të muzikës që nga muaji shtator, pikërisht për shkak se është vlerësuar se përdoruesit nuk kanë interes në të.

Prandaj, Twitter sot e ka konfirmuar se aplikacioni i saj për muzikë nuk do të jetë më në dispozicion për shkarkim nga dyqani i aplikacioneve të Apple. Ndërsa për përdoruesit ekzistues, Twitter #music do të punojë deri më 18 prill të këtij viti.

Për të gjithë ata që kurrë nuk e kanë kuptuar se si punon shërbimi duhet thënë se #music ishte menduar si shërbim për zbulimin e muzikës bazuar në njerëzit të cilit një përdoures i përcillte në Twitter, dhe në bazë të trendeve të muzikës së paraqitur në rrjetin social. / Telegrafi /