Site icon Telegrafi

Twitter shkurton mbi 300 vende pune

Thashethemet se do të pushohen nga puna disa punonjës të Twitter-it për fat të keq janë të vërteta. Kompania njoftoi se do të shkurtojë mbi 336 vende pune, ose rreth 8 për qind të fuqisë së saj punëtore.

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, deklaroi se kjo lëvizje ishte e nevojshme në mënyrë që Twitter të rritet akoma më shumë, shkruan Krokodili.al.

Në një mesazh elektronik dërguar punonjësve, Dorsey shkroi: “Jemi të detyruar të marrim disa vendime të vështira, por të domosdoshme, në mënyrë që Twitter të rritet akoma më shumë”.

Twitter ka aktualisht 4100 punonjës, ku 50 për qind e tyre janë inxhinierë. Kompania raportoi 316 milionë përdorues mujor në tremujorin e dytë të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version