Twitter pësoi rënie të vlerës së tregut të enjten, pasi një “goditje” e përhapur synoi llogari të mëdha në platformë, përfshirë atë të Barack Obamas, Kim Kardashian, Bill Gates, Apple, Uber dhe Elon Musk.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksionet e Twitter ranë me më shumë se 4% në tregtimin e paravendosur, duke “fshirë” afërsisht 1.3 miliard dollarë në vlerën e tregut.
“Goditja” e llogarive thuhet se ishte pjesë e një mashtrimi të dukshëm të kriptovalutave – pasi u prekën llogaritë e profilit të lartë.
Siç thuhet më tej, hakerët postuan vazhdimisht mesazhe duke u bërë thirrje njerëzve të dërgonin 1000 dollarë në bitcoin dhe duke premtuar se do të dyfishonin fitimet e tyre.
Disa llogari u komprometuan për më shumë se një orë para se Twitter të merrte kontrollin.
Një gjë e tillë thuhet se paraqet një kërcënim për reputacionin e Twitter sesa një rrezik për të ardhurat nga reklamimi i afërt, kanë vlerësuar analistët. /Telegrafi/