Site icon Telegrafi

Twitter pushon nga puna 200 punëtorë të tjerë

Twitter ka pushuar nga puna të paktën 200 punëtorë në një raund tjetër shkurtimesh, sipas raporteve në New York Times.

Gjiganti i teknologjisë raportohet se kishte shkurtuar 10 për qind të fuqisë së tij aktuale të punës, të cilën e vlerësonte në 2,000 njerëz.

Ky është raundi i fundit shkurtimeve të vendeve të punës në Twitter që kur shefi ekzekutiv Elon Musk shkarkoi rreth 50 për qind të 7,500 punonjësve të tij kur mori detyrën në tetor.

Ndërsa stafi mësoi për fatin e tyre, Musk shkroi në Twitter: “Shpresoj të keni një të diel të mirë. Dita e parë e pjesës tjetër të jetës suaj”.

Esther Crawford, shefe ekzekutive e Twitter Payments, e cila mbikëqyri modelin e abonimit të verifikimit të Twitter Blue, tha se ishte “thellësisht krenare për ekipin e saj” në një postim në Twitter pasi ishte në mesin e atyre që u pushua nga puna.

Dhe menaxheri i lartë i produkteve, Martijn de Kuijper, i cili themeloi mjetin e buletinit Revue, të cilin Twitter e bleu në vitin 2021, tha se zbuloi se kishte humbur punën pasi ishte bllokuar nga emailet e tij të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version