Site icon Telegrafi

Twitter rritet për 61%, por drejtori i pakënaqur

Megjithatë, drejtori i përkohshëm dhe bashkë-themeluesi i kompanisë, Jack Dorsey tha se ai nuk është i kënaqur me nivelin e rritjes, dhe se kompania është ende duke performuar më pak sesa ka mundësi.

"Rezultatet tona për tremujorin e dytë tregojnë progres të mirë në monetizim, por ne nuk jemi të kënaqur me rritjen tonë në audiencë," tha ai, duke theksuar disa nga hapësirat ku Twitter mund të përmirësohet.

"Për të realizuar potencialin e plotë e Twitter-it, ne duhet të përmirësohemi në tri drejtime: të siguruojmë ekzekutim më të disciplinuar; ta lehtësojmë shërbimin tonë për t’i dhënë vlerë më të madhe shërbimit tonë; dhe ta komunikojmë më mirë këtë vlerë."

Dorsey u zgjerua në këto shqetësime gjatë prezantimit të të ardhurave, duke vënë në dukje se problemi më i madh është përkthimi i fuqisë së markës në më shumë përdorues. (Telegrafi)
 

Exit mobile version